Kryesore, ShowBiz

Zbuloni çfarë miku jeni në bazë të shenjës së horoskopit

Miqtë janë një pjesë e rëndësishme në jetën e çdokujt dhe shpesh zëvendësojnë edhe familjarët.

Në bazë të shenjës së horoskopit, mund të zbulojmë se çfarë shokësh apo shoqesh jemi dhe çfarë vlere i japim miqësisë në jetën e përditshme.



Le të zbavitemi së bashku duke lexuar profilin tonë dhe të miqve tanë më të ngushtë!

DASHI – Kur një mik ndodhet në vështirësi, ju jeni të parët që i dilni në mbrojtje dhe luftoni për të mirën e tij/saj me çdo kusht.

Jeni shokë për kokë, mbrojtës, të ndershëm dhe të sinqertë. Dashuroni aventurat dhe nuk tërhiqeni kurrë para propozimeve më të çuditshme apo të rrezikshme. Jeni shumë hokatarë, por nuk ju pëlqejnë gjestet e ekzagjeruara: vetëm përqafimet e mëdha.

Për ju është e rëndësishme që miqtë t’ju qëndrojnë gjithnjë pranë.

DEMI – Edhe në miqësi del në pah posesiviteti juaj: miqtë tuaj në një lloj mënyre ju përkasin dhe nuk ju pëlqen idea që t’u japin të njëjtën vëmendje që ju japin juve, edhe të tjerëve.

Me miqtë tuaj jeni të gatshëm të ndani kënaqësitë e tavolinës, në të cilën jeni veçanërisht xhelozë. Jeni persona të besueshëm dhe shpesh merren si shembull për durimin dhe maturinë tuaj dhe pikërisht për këtë, shumë prej miqve ju përkufizojnë si një pikë referimi për ta.

BINJAKËT – T’ju kesh ju si miq është një ‘kurë’ shumë e mirë kundër mërzitjes. Nuk ju mungojnë asnjëherë fjalët, diçka për të bërë apo për të zbuluar dhe për këtë, keni nevojë të mbani pranë vetes njerëz që dinë të rrinë me ritmin tuaj, duke i kapur në ajër idetë tuaja të parezistueshme.

Me ironinë tuaj arrini gjithnjë t’i çdramatizoni gjërat, duke rikthyer buzëqeshjen e personave që ju rrinë pranë.

Por jeni aq të lëvizshëm, saqë nëse një mik do kishte nevojë për ju, nuk do dinte ku t’ju gjente!

GAFORRJA – Ju jeni miqtë perfektë për të kaluar mbrëmjet në shtëpi, pa shumë formalitete, rehatuar në divan, para një filmi prekës dhe shumë kokoshka në prehër.

Është sikur miqtë tuaj më të ngushtë të bënin pjesë në familjen tuaj dhe ndani me ta edhe momentet më intime të jetës. Ndonjëherë ama, ju lind dyshimi se miqtë tuaj janë pak të sinqertë dhe mund të komplotojnë prapa krahëve. Mos pretendoni që të kuptojnë gjithnjë kur jeni të trishtuar!

LUANI – Sa e trishtueshme do ishte bota pa miq e shokë?

Ju keni nevojë të rrethoheni gjithnjë nga shumë persona, por jo me të gjithë lind ai bashkëpunimi që ju do e quanit një miqësi unike dhe e veçantë, nga ato lloj miqësish, prej të cilëve ju mund të pranoni edhe kritika.

Jeni miq të ndershëm dhe besnikë, për sa kohë që dinë të respektojnë egocentrizmin tuaj, pa ju lënë në plan të dytë.

Ju pëlqen të respektoni miqtë me shumë dhurata dhe prisni që t’ju përgjigjen me të njëjtën monedhë.

VIRGJËRESHA – Miqtë si ju janë shumë të domosdoshëm për të tjerët, pasi gjithnjë keni një zgjidhje efikase për çdo lloj problemi. Jeni miq të përkushtuar, madje kur një mik i juaji nuk është mirë, bëheni shumë të dobishëm për të  në mënyrë shumë konkrete.

Me miqtë tuaj jeni të gatshëm të kaloni mbrëmje të gjata në lokalet e mbushura me njerëz apo në restorantet e kushtueshme. Për ta, kritikat tuaja shumë preçize janë të nevojshme para se të përballojnë një takim të rëndësishëm.

PESHORJA – Një jetë sociale e pasur dhe e gjallë për ju është një stil jete nga e cila nuk hiqni dot dorë.

Ju lidhni miqësi me shumë lehtësi, me këdo dhe në çfarë do lloj konteksti që gjendeni.

Gjithsesi, shumë prej miqësive tuaja mbeten sipërfaqësore dhe nuk janë të shumtë ata me të cilët shkoni në të thella, duke treguar edhe anën tuaj më intime dhe më pak artificiale.

Miqtë tuaj dinë se mund t’ju besojnë çdo herë që kanë nevojë për këshilla look-u apo për lokalet më tendencë të momentit.

AKREPI – Edhe pse keni namin se jeni njerëz shumë të rezervuar dhe aspak të qeshur, në shoqërinë e miqve tuaj transformoheni dhe nxirni në pah anën tuaj më lojcake dhe fëminore.

Jeni aleatët më të mirë të miqve tuaj nëse kanë gabuar. Duke parë natyrën tuaj mosbesuese dhe selektive, miqtë të cilëve u besoni verbërisht numërohen me gishta. Ata janë ‘mbrojtës’ të vërtetë të sekreteve tuaja dhe kanë përgjegjësinë për të mos iu tradhëtuar kurrë sepse hakmarrja juaj do ishte mizore dhe e pamëshirshme.

SHIGJETARI – Të gjithë duhet të kenë të paktën një mik të shenjës suaj, për të mësuar si të marrin gjithnjë anën pozitive të jetës!

Jeni miqtë idealë për të udhëtuar, për të bërë sport dhe për të folur për spiritualizmin, për të nisur një hobi të ri së bashku, për të qëndruar orë të gjata në telefon apo për të bërë thashetheme për gjithçka dhe këdo.

E folura juaj ama, mund të jetë edhe ‘thembra e Akilit’ për ju, sidomos kur nxirrni në shesh sekretet e thëna në kofidencë nga miqtë tuaj.

BRICJAPI – Edhe ju, ‘ujqër të vetmuar’, e vlerësoni miqësin e mirë.

Me siguri që kurrë nuk do dëgjojnë nga ty të bëni deklarata afektive, por miqtë tuaj e dinë se mund t’ju besojnë dhe të mbështeten tek ju në moment nevoje.

Ju dini gjithnjë të jepni këshillën e duhur dhe objektive, detajuar nga mënçuria që ju karakterizon. Keni miq të të gjitha moshave: ata më të pjekur ju duhen si shembull dhe model për t’u imituar në jetë dhe ata më të rinjtë mund t’i ‘strukturoni’ sipas imazhit tuaj dhe ngjashmërisë!

UJORI – Për ju miqësia është njdenja më e zhvilluar që ekziston. Miqtë tuaj janë njësoj si familjarët për ju dhe jeni gjithnjë të gatshëm t’i dëgjoni dhe t’i përkushtoheni.

Jeni me ta si në momente të gëzuara, për të festuar suksese dhe fitore, ashtu edhe në momente depresioni, për t’i këshilluar dhe për ta ‘ngritur në këmbë’. Ama nuk i doni miqësitë shumë patologjike. Edhe pse qëndroni muaj pa i parë, lidhja juaj me miqtë, qëndron e pandryshueshme.

PESHQIT – Miqtë e shenjës suaj janë ata nga të cilët nuk heqim dot dorë kur nuk jemi mirë emocionalisht apo kur kemi nevojë që të mos na gjykojnë dhe të na dhurojnë dashuri pa kushte. Jeni miq të ëmbël dhe të dashur.

Përshtateni shumë shpejt me momentin që po përjetojnë të tjerët. Ka persona me të cilët lidheni në mënyrë më të thellë se të tjerët dhe për hir të tyre do të pranonit çdo gjë, madje edhe duke e lënë veten që t’ju kushtëzojnë./noa.al

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas