Kryesore, Politika

“Zbuloi informacionet për Taulant Ballën, Rama shkarkon drejtorin në SHISH”

Ish-kryeministri Sali Berisha, njofton se, është shkarkuar një drejtor i SHISH-it, me akuzën se ka informuar opozitën për “Toyota Yaris” të mbërritura në portin e Durrësit.

Berisha shkruan se, kryetari i degës së SHISH-it, Gentjan Lleshaj, është shkarkuar me urdhër të Ramës pas një procesi terrori të gjithanshëm.



Sipas tij, Lleshaj është dhe një nga kontributorët kryesorë të raportit të Shërbimit Informativ për angazhimin direkt të 127 oficerëve të lartë të policisë në kanabizimin e Shqipërisë.

STATUSI I BERISHËS:

“Noriega shkarkon drejtorin në SHISH si hakmarrje për Taulant Bega/Yaris/Hoxha/Gjura/Jashari!

Të dashur miq, Sigurimi i Shtetit në krye të SHISH shkarkon, me urdhër të Ramës nga detyra, pas një procesi terrori të gjithanshëm psikologjik dy mujor, kryetarin e degës së këtij institucioni Gentjan Leshaj me akuzën, absolutisht false, se njoftoi opozitën per Taulant Ballën si pritës i 5 milion euro para droge me Toyota Yaris.

Burime të brendshme bëjnë me dije se nuk ekziston asnjë provë, fakt apo e dhënë se Gentjan Lleshi ka komunikuar kurrë me njeri për atë problem. Por dihet se drejtori në fjalë është dhe një nga kontributorët kryesorë të raportit të shërbimit informativ për angazhimin direkt të 127 oficerëve të lartë të policisë në kanabizimin e Shqipërisë dhe rolin direkt të Saje qorrit dhe vet Noriegës në këtë proces!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin hakmarrës primitiv të Edvin Kristaq Ramës ndaj drejtuesit të rëndësishëm të shërbimit inteligjent të vendit, paralajmëroj atë dhe xhelatët e sigurimit të shtetit në krye të SHISH se do paguani shtrenjtë veprimin tuaj banditesk, antiligjor me të cilin ju hakmerreni për të mbuluar lidhje tuaja të tmerrshme të krimit”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas