KMR

Zbulohet misteri i vajzës që qante natën në varreza

 Vajza e re që për 5 netë alarmoi një qytet të tërë në Turqi me të qarat e saj në varreza është gjetur.

Sipas “HaberTurk”, e reja që vajtonte dhe fliste tek varri i një gruaje që kishte humbur jetën dekada më parë, është gjetur në shtëpinë e saj afër varrezave pas ndjekjes së gjurmëve të saj në kamerat e sigurisë.

 Adoleshentja, identiteti i saktë i të cilës nuk bëhet i ditur, raportohet se vuante nga probleme mendore. Ajo është dërguar në spital për mjekim para se të dërgohej në drejtorinë e policisë, nga ku iu është dorëzuar sërish të afërmve.

Sipas medias turke, për herë të parë e reja është parë në varrezat e Çorumit, në Turqi, natën e 26 Prillit, për të vazhduar më pas edhe 4 netë të tjera.  Punonjësit e varrezave thanë se e reja ka shkuar tek varri i Fatma Ç., e cila ka humbur jetën në vitin 1982. Sipas tyre ajo dëgjohej tek fliste me vete dhe qante.



Lëvizjet e saj dhe të shumë personave kureshtarë që janë afruar natën tek varrezat për të parë kush ishte ajo, kanë vënë në alarm edhe forcat e policisë, të cilët megjithëse vendosën kamera, nuk kanë arritur ta identifikojnë për më shumë se dy javë.

Ngjarja, e cila çoi në mbledhjen e rreth 300 personave pranë varrezave në fillim të këtij muaji, ka ngjallur interes të madh edhe në mediat ndërkombëtare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas