Politika

Zbulohet letra, pse Franca dhe Holanda nuk mbështesin negociatat e Shqipërisë me BE

Agjencia e lajmeve Reuters në një analizë të saj nënvizon ndër të tjera arsyet se pse Franca dhe Holanda nuk mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Kjo agjenci shkruan ndër radhë se, “Franca dhe Holanda i dërguan një letër qeverive të tjera të vendeve të BE-së, ku thuhej se mungesa e reformave gjyqësore, korrupsioni tipik dhe krimi i organizuar ishin arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia nuk ishin gati për bisedimet e anëtarësimit në BE, sipas diplomatëve”.



“Pikëpamja e tyre është se kushtet për hapjen e negociatave nuk janë”, tha një diplomat i BE.

Sipas Reuters, dy diplomatë të tjerë të BE dhe dy zyrtarë të BE thanë se shqetësimi më i thellë i Macron ishte se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të përdorej nga politikanët e ekstremit të djathtë të cilët po marrin mbështetje me premtimet populiste për të ndaluar migracionin – duke përfshirë nga vendet relativisht të dobëta të Europës Lindore te vendet më të begata të Europës perëndimore.

“Macron mendon se kjo hap një krah për politikanët e djathtë për shkak të reputacionit të krimit të organizuar në Shqipëri. Ata nuk duan të hapen (bisedimet për anëtarësimin) para zgjedhjeve evropiane vitin e ardhshëm“ tha një zyrtar i BE i cili kërkoi të mos identifikohej, duke iu referuar votimit të ardhshëm të majit për Parlamentin Evropian.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas