KMR

Zbulohet ekzemplari i gjarprit të rrallë me dy koka, ja në cilin vend…

Një ekzemplar i rrallë gjarpri me dy koka është zbuluar në një kopsht në Virginia, SHBA, dhe është kapur nga Virginia Wildlife Management and Control.

Në një postim në Facebook studiuesi John D Kleopfer ka shpjeguar se si gjarpri me dy koka, shumë i rrallë për nga forma e tij, nuk është në gjendje për të mbijetuar në mënyrë të pavarur dhe për të përballuar sfidat e të përditshmes.



Doktor Kleopfer ka shpjeguar që koka e majtë ka një ezofag dominues, ndërsa koka e djathtë ka gojën më të zhvilluar për t’u ushqyer.

Gjarpërinjtë me dy koka rriten mesatarisht nga 46 deri në 92 cm, ndërsa ky gjarpër shumë i vogël akoma është vetëm 15 cm.

Studiuesi ka thënë që gjarpri nuk është i rrezikshëm.

Ekzemplari tani do ti dhurohet me shumë mundësi një strukture zoologjike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas