Aktualitet, Kryesore

Zbulohet dokumenti i 1958-s/ Gjendja e Teatrit Kombëtar është e atillë sa nuk ka asnjë siguri

Kushtet e rrezikshme në të cilin punojnë artistët dhe aktorët në Teatrin Kombëtar është fakt që daton prej vitit 1958. Nevoja për një teatër të ri, del qartë edhe nga ky letërkëmbim midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Kulturës 70 vite më parë, ku theksohet qartësisht se gjendja e godinës ku është edhe sot teatri nuk ka asnjë siguri, qoftë nga konstruksioni, ashtu edhe nga materialet e shumta që janë vendosur ngjitur me skenën.
Që në vitin 1958, qeveria komuniste ngrinte alarmin se spektatorët rrezikohen seriozisht nga zjarri, pasi mungonin të gjitha kushtet. Në kërkesën e saj, Ministria e Brendshme e asaj kohe i kërkonte Ministrisë së Kulturës që të marrë sa më shpejt masat.
 
Lënda: Mbi rrezikun nga zjarri që paraqet Teatri Popullor
Ministrisë Arsim Kulturës
Siç jini vënë në dijeni edhe herë të tjera, godina e Teatrit Popullor paraqitet krejt e pasiguruar nga rreziku i zjarrit.
Gjendja sot është e atillë sa mund të themi se nuk ka asnjë siguri, qoftë nga konstruksioni i godinës, ashtu edhe nga materialet e shumta që janë vendosur ngjitur me skenën. Veç kësaj, në Teatër nuk ka mjete për të përballuar zjarrin para se të vinë mjetet zjarrfikëse, si p.sh hidrantë të brendshme uji, motopompa zjarrfikëse, etj. Kështu që spektatorët në atë lokal mund të rrezikohen seriozisht nga zjarri.
Duke parë këtë gjendje mendojmë se është e nevojshme të shpejtohet marrja e masave në këtë drejtim.
Në mungesë të ministrit dhe me autorizim:
Zv.ministri i Punëve të Brendshme
Gjeneral-Major
Xhule Çiraku


PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas