Kryesore, Rajoni

Zbulohet biseda mes Thaçit dhe kryeministrit rus në Ankara. Ja çfarë i kërkoi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin e Rusisë Dmitry Medvedev. Takimi është zhvilluar në Ankara, ku liderët po qëndrojnë në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan. Për takimin Thaçi ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona’, shkroi Thaçi.



“Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjellë paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas