Kronika, Kryesore

Zbulohet arsyeja: Shqiptari arratiset nga burgu për të vrarë kunatin

Nga Alba Kepi, Ora News

Shqiptari Robert Uku, 45 vjeç është arratisur nga burgu ‘Lorusso e Cotugno’ në Torino, ku vuante dënimin për trafik droge në regjimin gjysëm i lirë, 12 orë në burg e 12 orë i lirë.



Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, 31 korrik, kur 45 vjeçari shqiptar nuk është paraqitur më në burg.

Sipas rrëfimeve të famjarëve, Robert Uku, pas punës në fabrikë, ka shkruar në banesën e kunatit të tij, një emigrant me origjinë egjiptiane, që jeton në komunën e Mirafiores.

Mes tyre ka nisur një sherr i dhunshëm.

45-vjeçari shqiptar e ka goditur 2 herë me thikë kunatin e tij dhe është larguar në drejtim të paditur.

Shtetasi egjiptian po kurohet në spitalin e qytetit dhe është jashtë rrezikut për jeton.

Ndërsa i burgosuri Robert Uku është shpallur në kërkim. Ndaj tij tani rëndon edhe akuza ‘tentativë vrasje’, kurse dënimi i tij për trafik droge përfundon me vitin 2022.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas