Kronika, Kryesore

Zbulohet arsyeja? Salianji u kërcënua me jetë…

‘Do të vritesh me snajper’ është mesazhi i mbërritur me anë të një letre drejt deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili mësohet se është kërcënuar me jetë pak ditë më parë.

Letra drejt Salianjit është dërguar nga burgu i Fushë Krujës, ku shkruhet se Salianji do të qëllohet me snajper. Kush janë arsyet e kërcënimit ende nuk është zbuluar, pritet ndonjë reagim nga vetë deputeti Salianji.



Zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.

I burgosuri i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, shkruan në letër se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016.

Më poshtë detaje nga letra e mbërritur në selinë e PD. Burimi:/Syri.net/

Image

Image

Image

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas