Politika

Zbulohen dy paditë e Taulant Ballës për Lulzim Bashën

Jo një, por dy kallëzime ka depozituar Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në drejtim të kreut të PD-së Lulzim Basha, pas deklaratave të këtij të fundit që e cilësonte Ballën garant të 3.4 milion eurove të bllokuara në dy “Toyota Yaris” në Durrës.

 



Përveç padisë për nxjerrjen e sekretit hetimor pranë Krimeve të Rënda, socialisti Balla ka depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës edhe një tjetër padi për shpifje ndaj kryeopozitarit Basha.

 

AKUZA E PARE E BASHES
Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashkë me Ramën) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”

AKUZA E DYTE E BASHES
Ç’lidhje ka kjo me drogën e Taulant Ballës? Qëndrojmë tek droga dhe krimi. Është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe i strukturave brenda policisë dhe Parlamentit për të çuar deri në fund këtë bashkëpunim mids bandave të Elbasanit.

PERGJIGJja E BALLES
U them të gjithë atyre që më kanë besuar mandatin se kjo akuzë nuk qëndron në asnjë përqindje të saj. kjo akuzë është nxjerrë nga goja e Bashës në një moment të papërgjegjshëm në një seancë ku të gjithë qeshnim me të. Deklarata e Policisë së Shtetit ishte shteruese sa i përket personave të arrestuar, atyre ende në kërkim dhe atyre që përbëjnë gjithë grupin kriminal. Përgëzoj policinë që aksione të tilla të ketë sa më shumë dhe prapa hekurave të shkojnë të gjithë kriminelët. Duke falënderuar policinë sigurisht me sa jam njohur dhe nga deklarata e policisë kam kuptuar që një institucion ligjzbatues ka pasur rrjedhje informacioni tek një person i papërgjegjshëm, që është Lulzim Basha. Vuri në rrezik vijimin normal të aksionit. Por fatmirësisht këtë person nuk e marrin seriozisht as personat me të shkuar kriminale. Që Taulant Balla nuk ka as një lidhje me ndonjërin prej këta ju garantoj me përgjegjësi penale. Jo mandatin e deputetit por jam gati të më bëhet edhe gjyqi në sheshin Skënderbej nëse me gjendet ndonjë lidhje me ta.

 

shpifje

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas