Kronika, Kryesore

Zbulohen aferat e kreu të Hipotekës së Shkodrës, ryshfet 5 mijë euro në “një dorë”

Kreu i Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka, ka marrë shuma të konsiderueshme parash për të kryer shërbimet ndaj qytetarëve.

Rezulton e provuar se ai ka marrë deri në 5 mijë euro dhe në raste të tjera ka pritur ofertat nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.



Juristja Mirashi rezulton të ketë bashkëpunuar ngushtë me drejtorin Leka dhe për zonat që nuk i mbulonte ajo, dërgonte detyrat tek specialistët e tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë.

Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

Drejtori Zamir Leka u arrestua sot nga policia e Shkodrës me vendim gjykate, ndërsa juristja Mirashi do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Burime pranë grupit hetimor thanë se, “ka rezultuar e provuar që Zamir Leka, në kundërshtim me ligjin dhe në mos përmbushje të rregullt të detyrës së tij, mban praktika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërligjshme, deri ne 5.000 euro apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi, e cila rezulton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, kjo e fundit ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin ‘Porosi e shefit’, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë”.

“Përveç sa më lart, gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë”, shtuan të njëjtat burime.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas