Kryesore

Zbulohen 7 “spiunët” e Ministrisë së Jashtme

Shtatë zyrtarë të Ministrisë së Jashtme figurojnë me dosje si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Pasi Autoriteti i Dosjeve verifikoi të shkuarën e 233 punonjësve të Ministrisë, si personel diplomatik, teknik, administrativ dhe të shërbimit,  jo të gjithë rezultuan të pastër. Autoriteti i informimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit,  konstatoi se 6 prej tyre ose kanë qenë në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, ose kanë  qenë bashkëpunëtorë aktivë të ish-Sigurimit të Shtetit.

 Ndërsa për një tjetër është zbuluar se figuronte thjeshtë emri në dosje, por pa detaje mbi aktivitetin që kryente. Ata preken nga neni 29 i ligjit për të drejtën e informimit për  dokumentet e ish-Sigurimit, por nuk janë të vetmit. Autoriteti gjatë 2017-s konstatoi 13 raste kur ish-sigurimsat vazhdojnë të punojnë në institucionet shtetërore, ndër to dhe në Akademinë e Shkencave, raporton Klan Plus.

Por asnjë prej tyre nuk është shkarkuar edhe pasi Autoriteti u ka dërgur dosjen drejtuesit të institucionit.  Sipas ligjit, i takon këtij të fundit të vendosë mbi fatin e vartësit të tij. Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit, sipas verifikimeve të Autoritetit, tentuan të rikonfirmoheshin dhe në institucionet e reja të drejtësisë. Vetëm ndër kandidaturat për KLGJ e KLP figuronin 6 individë me dosje. Pas njoftimit zyrtar të Ministrisë, pritet reagimi i saj për të mësuar marrjen e masave.



 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas