Kryesore, Politika

Zbarkojnë emigrantët e anijes ”Diciotti”, 20 prej tyre drejt Shqipërisë

Rreth 140 emigrantë në bordin e anijes ”Diciotti” zbarkuan të shtunën në darkë në portin e Katanias në Siçili, raportojnë mediat lokale.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili po mban një linjë të ashpër për emigracionin, hapi dje në mbrëmje dritën jeshile për këtë çështje pas marrëveshjes me Kishën Katolike Italiane, Shqipërinë dhe Irlandën për të shpërndarë emigrantët që ndodheshin në bordin e anijes italiane të Rojeve Bregdetare.



Emigrantët e shpëtuar në det mbrëmjen e 15 dhe 16 gushtit të kaluar ndodheshin që nga dita e hënë në portin e Katanias, të cilët e kishin të ndaluar për të zbarkuar nga ana e Salvinit, gjithashtu lideri i Ligës (ekstremi i djathtë).

Vendimi për moslejimin e zbarkimit të emigrantëve çoi të shtunën në mbrëmje në hapjen e një procesi gjyqësor ndaj Salvinit për ”rrëmbimin e personave, arrestime të paligjshme dhe shpërdorim të  detyrës”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas