Politika

Zbardhet urdhri i Gramoz Ruçit, ja çfarë parashikohet të ndodhë nesër në Kuvend

Parlamenti pritet që të mblidhet këtë të enjte në një situatë jo normale. Shumica e deputetëve të opozitës do të jenë të shpërndarë nëpër rrethe për të organizuar protestat si dhe bllokimin e disa rrugëve.

Ndërkohë, një përfaqësi e deputetëve të opozitës do të jenë në parlament ku edhe aty fokusi do të jetë taksa për rrugën e Kombit.



Mapo.al sjell urdhrin e firmosur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për rendin e ditës dhe projektligjet që priten të miratohen nga mazhoranca nesër.

Rendi ditës

-Raportimi në Kuvend i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale për veprimtarinë e vitit 2017 (pdf) (Rregullore, neni 103, votim me shumicë të thjeshtë)

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar

– Projektligji “Për diasporën” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

– Projektligji “Për statistikat zyrtare” (pdf)

– Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg VB Mesdhe (MED), 2014-2020”

– Projektvendimi “Për një ndryshim në strukturën e Autoritetit të Konkurencës”

– Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” (neni 111, Rregullore, votim i fshehtë me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

– Për votim: Projektvendim “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve”

– Njoftim/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim

– Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim

– Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas