Kronika, Kryesore

Zbardhet skema e vrasjes së çiftit në Shkodër: Ish-polici tentoi të largohej…

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Shkodër, ku u ekzekutuan me armë zjarri një ish-efektiv policie dhe bashkëjetuesja e tij.

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën Boran Bërçana, dhe partnerja e tij, Silvana Ndoci ndodhi në orën 1:15 në lagjen “Naim Gjylbegu” ose e njohur si “Rruga e Gjanë”.



Skena makabre ndodhi në sy të fëmijës së tyre gati 2 vjeç, i cili ishte në sediljen e pasme të makinës, ndërsa fatmirësisht nuk mbeti i lënduar.

‘BalkanWeb’ raporton se ka qenë një person që ka kryer krimin, ndërsa ai ka pritur mbi 1 orë deri sa ka ardhur çifti me makinë.

Ndërkohë, makina e çiftit është ndalur pak metra përpara, ndërsa autori ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të çiftit. Ndonëse Boran Bërçana ka ecur me makinë, autori sërish ka vijuar të qëllojë, ndërsa mjeti është përplasur te tuneli i pallatit. Nikshiqi bën me dije se autori ka shkrepur 27 plumba me armën me silenciator, ku 21 prej tyre janë gjetur në trupin e ish-policit, ndërsa 6 i kishte bashkëjetuesja e tij.

Po ashtu ka dyshime se fqinjët e viktimave kanë pasur frikë të dalin jashtë pasi kanë dëgjuar përplasjen e makinës, ndërsa kanë njoftuar policinë në orën 06:35. Ndërkohë policia dhe ambulanca ka ardhur në vendin e ngjarjes në orën 06:40 të mëngjesit.

Grupi hetimor i çështjes ka sekuestruar pamjet filmike të një biznesi që ndodhej aty pranë ngjarjes, ndërkohë që mister ngelet pista e krimit. Autori pak pas vrasjes së çiftit është larguat me një mjet “Benz C Class” në drejtim të lagjes ‘Kiras’. Më pas ai ka marrë drejtimin në Zooteknike, duke u ndalur në zonën e ‘By Pass’-it të Shkodrës që është në ndërtim e sipër, ku dhe i ka vënë flakën mjetit, brenda të cilit ishte dhe arma. Ndonëse nuk dihet ende identiteti i autorit, mësohet se ai është relativisht i gjatë, ndërsa gjatë kohës që kreu krimin mbante një kapele në kokë. Mësohet se mjeti tip “Benz C Class” që u përdor për krimin është vjedhur në Tiranë, ndërsa pjesët e makinës janë marrë në vende të ndryshme dhe mjeti është montuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që janë shoqëruar 30 persona.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas