Kryesore

Zbardhet masakra në Selanik, arrestohet vëllai i ish-të dashurit të adoleshentes

Greqi –Xhelozia ka shërbyer si motiv për masakrimin e adoleshentes nga Drenova e Korccës dhe të dashurit të saj grek. Policia e vendit fqinj, njoftoi se kishte arrestuar një nga 5 të dyshuarit për krimin, duke zbardhur edhe skemën e krimit makabër.  Në qeli ndodhet vëllai i ish të dashurit të vajzës i cili sëbashku me katër të tjerë dyshohet si autorë i krimit.  Sipas të dhënave të grumbulluara nga hetimet, ngjarja e ka zanafillën nga fakti që vajza më herët kishte patur marrëdhënie me një 18 vjeccar rom nga Rumania, me emrin Elvis, i cili nuk e pranonte dot që pas ndarjes, ajo krijoi një lidhje të re me djalin grek.  Më 24 dhjetor 2011, djali nga Ksanthi (njëri nga viktimat), pati një grindje me 18 vjecarin rumun.  Po atë ditë, në një stacion autobusi në zonën periferike të Dendropotamos, ku ishin të dy të rinjtë, u shfaq 18 vjecari, i cili me një mjet metalik, e goditi djalin në kokë dhe në gjoks duke e plagosur. Pas pak mbërriti në vend një makinë, që drejtohej nga vëllai i 18 vjecarit, një 23 vjecar, i cili sot është i arrestuar. Në makinë ndodheshin dhe tre persona të tjerë, dy meshkuj dhe një femër, të cilët i futën me forcë djalin dhe vajzën në pjesën e prapme të makinës dhe u nisën drejt një destinacioni të panjohur. Më pas ka ndodhur vrasja e adoleshentëve, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar e të dekompozuar në zonën rurale të Lagadhasë në Selanik vetëm pas një muaji.I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Selanikut, ku pritet të japë detaje të hollësishme mbi krimin makabër, ndërsa i vëllai i tij, ish i dashuri i vajzës, pas vrasjes është larguar në Itali. I arrestuari dhe 4 të kërkuarit akuzohen për “vrasje me dashje”, “rrëmbim” dhe “shkelje të ligjit mbi armët.”




PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas