Kronika, Kryesore

Drafti/ Ja çfarë përmban dokumenti për heqjen e lotarisë amerikane

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se propozimi për t’i dhënë fund “programit të Lotarisë së Diversitetit ishte që më parë i përfshirë në parimet e reformës së imigracionit që Shtëpia e Bardhë ka dorëzuar në Kongres, dhe është përfshirë në projekt-ligjin RAISE, që Presidenti e ka mbështetur”.

Sqarimi ka ardhur nga një zyrtar pas interesimit të Zërit të Amerikës. E reja, sipas “Zërit të Amerikës” është që ky nuk ishte një propozim i ri.



Në fakt projektligji është paraqitur në Senat në shkurt të këtij viti, dhe në të thuhet se ‘projekt-ligji e ndryshon Ligjin për Imigracionin dhe Shtetësinë, duke e eliminuar kategorinë e vizave të diversitetit”, citon Zëri i Amerikës.

Projekt-ligji po diskutohet në Komisionin e Ligjeve të Senatit. Anëtarët e këtij komisioni kanë të drejtë të propozojnë ndryshime dhe nëse votohen ato mund të përfshihen në variantin përfundimtar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas