Kryesore

Zbardhet dosja e plotë / Si u grabitën blindat me para dhe roli i Admir Muratajt

I shumëkërkuari Admir Murataj Nikaj është njeriu që organizoi dy grabitjet e blindave me para në rrugën e Laknasit dhe aksin Tiranë-Rinas, si dhe filialin e bankës tek stacioni i Trenit.

Zyrtarisht prokuroria për Krime të Rënda, e akuzon Muratajn si kreun e grupeve kriminale, që realizuan grabitjet e ndodhura me 12 shkurt 2015, 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.



Nga hetimet disa mujore, rezulton se lidhur me grabitjen e filialit të bankës së nivelit të dytë tek stacioni i Trenit, i pandehuri është marrë vetëm Murataj, pasi organi i akuzës, nuk ka mundur të identifikojë bashkëpunëtorët e tij. Një makinë tip “Peugot Partner”, ngjyrë e bardhë, sipas prokurorisë e lidh Muratajn me ngjarjen e shkurtit të tri viteve më parë.

Makina në fjalë, shfaqet në pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve, duke ndjekur përgjatë gjithë kohës makinat e grabitësve të filialit të bankës. E njëjta makinë shfaqet duke hyrë në vilën luksoze të Admir Muratajt në periferi të Tiranës.

“Nga pamjet filmike të fiksuara nga kamerat e banesës së Admir Murataj, konstatohet automjeti “Peugot Partner” minifurgon me ngjyrë të bardhë, teksa hyn me nxitim dhe godet murin e oborrit të brendshëm, pranë hyrjes kryesore dhe futet në garazhin e kësaj banese. Ky automjet ka targën, TR856IE”, thuhet në dosje.

Pas kësaj ngjarje i shumëkërkuari ka punuar për muaj më radhë, për të realizuar goditjen e radhës, të cilën e vuri në jetë dhjetorin e 2015.

Sipas prokurorisë, ai në bashkëpunim me të penduarin e bandës, Admir Çerpjan, ish-komandot Ditjon Memlika e Neim Avdulaj dhe kushërinjtë Dash e Ernest Kupa, arritën të grabisnin në rrugën e Laksanit, blindin që po transportonte drejt Rinasit, paratë e një banke të nivelit të dytë.

Grupi kriminal, të cilit iu bashkuan më vonë edhe ish-polici privat Fation Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, mundi të grabiste 3.2 milionë dollarë në rrugën e Rinasit. Pasi iu prenë rrugën blindave me para, duke i goditur me një automjet të modifikuar në pjesën e përparme, anëtarët e grupit kriminal, qëlluan me armë në drejtim të policëve privatë dhe pasi i neutralizuan ata, përdorën një gur fresibël për të hapur kasafortën nga ku nxorën tetë thasë më para.

Fill më pas grabitësit dogjën automjetet që përdorën në krim, ndërsa paratë që ndanë mes tyre shumica i futën në tenxhere me presion dhe i groposën në tokë.

Rrëfimet e Admir Çerpjas dhe ish-komandos Ditjon Memlika, të cilët mbajnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe pamjet filmike të fiksuara nga kamerat në vilën e Muratajt, janë vetëm dy nga provat e forta që do të përdorë prokuroria në procesin ndaj të pandehurve, i cili pritet të nisë së shpejti.

13.02.2015
GRABITJA E BANKES TE STACIONI I TRENIT

Admir Murataj (Nikaj) – kreu i grupit kriminal
Autorët e tjerë ende të paidentifikuar, vijon hetimi

01.12.2015
GRABITJA E BLINDAVE NE RRUGEN E LAKNASIT

Admir Murataj (Nikaj) – organizator, kreu i grupit kriminal
Dash Kupa
Ernest Kupa
Neim Avdulaj
Ditjon Memlika
Admir Çerpja

09.02.2017
GRABITJA E BLINDAVE NE AKSIN TIRANE-RINAS

Admir Murataj (Nikaj) – organizator, kreu i grupit kriminal
Dash Kupa
Ernest Kupa
Neim Avdulaj
Ditjon Memlika
Admir Çerpja
Fatjon Xhyliu
Aleksander Murataj
Dritan Sinani

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas