Kryesore

Zbardhet dinamika: Identifikohet grabitësi i vrarë në përplasjen me policinë në Fier

Identifikohet grabitësi i vrarë në përplasjen me policinë në Fier.

Ai është  Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan.



Ishte ora rreth 03:00 e mëngjesit, kur 4 grabitësit shkuan në shtëpinë e Minella Muçaj, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit për ta grabitur.

Të maskuar e të armatosur me armë zjarri, ajo që me gjasë grabitësit nuk prinin ishte që pronari i shtëpisë, të njoftonte policinë e kjo e fundit të vinte menjëherë në vendin e ngjarjes.

Oficerët e policisë së Fierit u përballën me grabitësit duke iu kundërpërgjigjur hapjes së zjarrit, që çoi në vrasjen e Sollakut.

Gjatë kësaj përplasjeje mbeti i plagosur edhe një prej grabitësve të tjerë, i cili është identifikuar si Arben Muça, me origjinë nga Puka dhe banues në Ndroq të Tiranës.

Ai është dërguar në spital dhe pritet që nga marrja në pyetje, autoritetet të zbulojnë më shumë mbi këtë ngjarje.

Momentalisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe mbahet në masa të rrepta sigurie.

Dy autorët e tjerë të kësaj bande arritën të largoheshin, duke përfituar nga situata e krijuar dhe errësira. Sipas dëshmitarëve, ata u larguan me një makinë fuoristradë. Për kapjen e tyre janë ngritur pika të shumta kontrolli.

Qyteti i Fierit tronditet kështu për herë të dytë brenda muajit, nga grabitës të armatosur. Por nëse në rastin e grabitjes së ndodhur më 2 mars humbi jetën një qytetar, duke tentuar që t’i ndalonte autorët, ndërhyrja në kohë e forcave të policisë, këtë të premte shmangu pasoja të mundshme të rënda për jetën e qytetarëve.

PasPara

1 koment

  1. CUBAT E FARES SE NDYRE MALOQERISE SE SHPELLAREVE VETEM PLUMBI E SHUAN.BRAVO POLICIT.I LUMTE DORA NJE MUT MALOKU ME PAK.NJE EGERSIRE ME PAK .PUSHKA TOP PER TE TJERET .PACIN FATIN E LOKUT TE NGORDHUR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas