Kryesore

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Fier, gruaja rrëfen momentet e tmerrit

Ishte ora rreth 03:00 e mëngjesit, kur 4 grabitës shkuan në shtëpinë e Minella Muça, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit për ta grabitur.

Të maskuar e të armatosur me armë zjarri, ajo që me gjasë grabitësit nuk prisnin ishte që pronari i shtëpisë të njoftonte policinë e kjo e fundit të vinte menjëherë në vendin e ngjarjes.



Oficerët e policisë së Fierit u përballën me grabitësit duke iu kundërpërgjigjur hapjes së zjarrit, që çoi në vrasjen e një prej autorëve.

Gjatë kësaj përplasjeje mbeti i plagosur edhe një prej grabitësve të tjerë, i cili është identifikuar si Arben Muça, me origjinë nga Puka dhe banues në Ndroq të Tiranës.

Ai është dërguar në spital dhe pritet që nga marrja në pyetje, autoritetet të zbulojnë më shumë mbi këtë ngjarje. Momentalisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe mbahet në masa të rrepta sigurie.

Dy autorët e tjerë të kësaj bande arritën të largoheshin, duke përfituar nga situata e krijuar dhe errësira. Sipas dëshmitarëve, ata u larguan me një makinë fuoristradë. Për kapjen e tyre janë ngritur pika të shumta kontrolli.

Qyteti i Fierit tronditet kështu për herë të dytë brenda muajit, nga grabitës të armatosur. Por nëse në rastin e grabitjes së ndodhur më 2 mars humbi jetën një qytetar, duke tentuar që t’i ndalonte autorët, ndërhyrja në kohë e forcave të policisë, këtë të premte shmangu pasoja të mundshme të rënda për jetën e qytetarëve.

Për mediat ka folur edhe bashkëshortja e Minella Muçit, apartamenti i të cilëve është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm

Në një bisedë të shkurtër, bashkëshortja e tij Elsa rrëfeu minutat e frikës dhe si kishin arritur të shpëtojnë.

Gazetari: Ju shpëtoi llozi?

Elsa Muçi: Unë e lija dhe pa lloz, por Minella më bënte llafe gjithmonë, për fat!

Gazetari: Po shyqyr që shpëtuat.

Elsa Muçi: Rrofsh.

Gazetari: Nuk arritën të hyjnë deri brenda ë?

Elsa Muçi: Jo, shiko.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas