Kryesore, Politika

Zbardhet amendamenti i PD/ Nga Rama te zyrtarët e institucioneve, kush do kalojë në ‘sitën’ e vettingut

Zbardhet ligji për vettingun e politikanëve, platformë e iniciuar nga Partia Demokratike. Teksa lançoi dje nismën, kryetari i të djathtëve, Lulzim Basha nënvizoi faktin se vettingu për politikanët do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria për të gjitha figurat zyrtare.

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë projektligjin e PD, që u dorëzua sot në Kuvend, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet. Ligji në fjalë përveç disa ndryshimeve, është thuajse i njëjtë me atë ekzistuesin për ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’. Kështu, ndryshimet që reflektohen janë fakti që listës i shtohen zyrtarë, që nga deputetë, kryetarë bashkish, kryeministri, apo dhe anëtarë institucionesh.



“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, thuhet në ligjin në fjalë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e mbështeti platformën e PD, ndërsa i shtrihu dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës për t’u ulur në një tryezë për këtë nismë.

<
>
vetingu-ne-politike vetingu-ne-politike-2 vetingu-ne-politike-3
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas