Kryesore

Zbardhen detajet: Ja përse u arrestua Albert Veliu në Kosovë






               Publikuar në : 12:41 - 28/05/18 |
mapo.al

Policia e Kosovës ka ndaluar shtetasin Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X” në audiopergjimin me Agron Xhafajn, vëllait të ministrit të Brendshem, Fatmir Xhafaj.


Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafajn për pazare droge.

Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas ai ka lene territorin e Shqipërisë për t’u strehuar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.

Nderkohe qe burime per “Panorama” bejne me dije se Veliu eshte njohur dhe me pas ndaluar nga autoritetet e policise se Kosoves. Me pas eshte kontaktuar me Krimet e Renda te Shqiperise, nese ka pasur ndaj tij ndonje urdher ndalimi apo jo.

Ndalimi mesohet se eshte bere me iniciativen e policise se Kosoves, nderkohe qe mesohet se ndaj tij nuk ka ndonje urdher ndalimi per kalim kufijsh.

Por, mesohet se nga ana e prokurorise sone, autoriteteve te Kosoves u eshte kerkuar ta sjellin ne Shqiperi.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas