Sport

Zaniolo si Verrati, në kombëtaren e Italisë pa luajtur asnjë ndeshje në Serinë A

Në listën e 31 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Mançini për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Poloninë dhe Portugalinë, figuron edhe emri i Nikolo Zaniolos. Mesfushori19-vjeçar i Romës është grumbulluar pa luajtur asnjë ndeshje në Serinë A. Ai numëron vetëm 7 ndeshje në Serinë B me fanellën e Entelës në sezonin 2016-2017.

Nëse do të luajë në këto dy ndeshje, do të hyjë në atë grup shumë të vogël lojtarësh që ka shkuar në Kombëtare pa luajtur në Serinë A. Në të bëjnë pjesë emra si Marko Verrati, Masimo Makarone dhe Rafaele Kostantino.



Zaniolo është nënkampion Europe me kombëtaren e 19-vjeçarëve të Italisë. Monki ka dashur me çdo kusht ta marrë te Roma nga Interi, ku ka rënë në sy me paraqitjen e tij tek ekipet e moshave. Ai u përfshi në marrëveshje për shitjen e Naingolanit te zikaltërit. /

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas