Aktualitet

Zamira Kita: Plotësisht dakord për prishjen e godinës aktuale dhe ndërtimit të një teatri të ri






               Publikuar në : 18:03 - 21/07/18 |
mapo.al

Aktorja e njohur  Zamira Kita, shpreh  nevojën urgjente për ndërtimin e një godine të re që do të shërbejë si Teatër Kombëtar, pikërisht në vendin ku sot gjendet godina e vjetër. Në një prononcim për Koha Jona, aktorja korçare thekson se teatri i ri duhet të jetë  shumë funksional dhe  me çdo komoditet të nevojshëm për aktorët dhe spektatorin. Duke sjellë përvojën pozitive të ndërtimit të Teatrit të Korçës, Zamira Kita është e sigurt se edhe godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë shumë e mirë. “Jam plotësisht dakord për prishjen e teatrit dhe për ndërtimin e një teatri të ri, i cili padyshim do të përmbushë kushtet e nevojshme elementare që i duhen një Teatri Kombëtar. Teatrit ekzistues i mungon çdo gjë. Ndërtimin e teatrit të ri e mendoj, pikërisht në vendin ku ndodhet Teatri Kombëtar sot. Ai duhet të jetë një teatër shumë funksional, me çdo komoditet të nevojshëm, me çdo lehtësirë për aktorët, i bukur dhe komod edhe për publikun, me disa salla provash dhe disa salla shfaqjesh. Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, kam bindjen se do të kemi një teatër shumë të mire. E rëndësishme është të prodhojmë vepra të bukura dhe cilësore”, shprehet aktorja korçare Zamira Kita.


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas