Kryesore, Politika

‘Bëmë baba të të ngjaj…’/ Zaho nën gjurmët e të atit, Kryeministri Rama publikon krijimet në rrjetet sociale

Pas një viti plot aktivitete politike, kryeministri Edi Rama po shijon pushimet në bregdet. Çdo ditë të pushimeve kreu i qeverisë i shoqëron me ndonjë video apo foto të hedhur në story-n e Instagram-it të tij.

Sot Rama ka postuar një video ku shfaqen disa vizatime që janë vendosur në tryezën e tij, e në sfond duket deti.



Vizatimet mund të jenë bërë nga djali i tij i vogël Zaho që mesa duket talentin e paska trashëguar nga i ati.

Mes skicave janë një qenush, nje djalë me syze dhe mbreti i deteve “Triton” i filmit të animuar për fëmijë Ariel.

Dje Rama ndau me ndjekësit e tij foto nga një libër, ku lexohej një shprehje e veçuar nga David Ogilvy  “Idetë e mëdha vijnë nga e pandërgjegjshmja. Por, e pandërgjegjshmja juaj duhet të jetë informuar mirë ose ideja jotë nuk do të ketë kuptim”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas