Kryesore, Politika

Ylli i Edi Ramës, ja se çfarë simbolizon

Edi Rama di gjithmonë si të tërheq vëmendjen me veshjen e tij. Këtë të martë në emisionin “Dritare”, në News 24 kryeministri kishte zgjedhur të vendose një kravatë me yll të dukshëm.

Po ashtu një stemë po me yll në kostum. E sa i përket atleteve, këtë herë kryeministri ishte treguar deri diku serioz.



Veshjet e kryeministrit shpesh janë debatuar dhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa vlen të kujtojmë që në një takim me presidentin Francez shkoi me atlete Adidas.

Ylli me pesë cepa bën pjesë në hierarkinë e shumë simboleve e shkollave mistike kudo në botë. Ai simbolizon esencën e materies, është materia e sintetizuar me pesë elementët e saj. Sipas okultizmit por edhe të gjithë filozofisë antike materia nuk është diçka e kundërt me shpirtin ajo, është pjesa pasive e një uniteti të madh ku shpirti është pjesa aktive, ky unitet quhet Absolutja.

Ndarja e materies nga shpirti, si të kundërta, ka krijuar patologjinë më të madhe në kulturën njerëzore. Pra: toka, zjarri, uji dhe ajri janë katër elementët materialë, por pas tyre vjen elementi i pestë, eteri, ai që formon quintesencën. Në këtë shkrirje të pesë elementëve fillon purifikimi i materies, lidhja e saj me shpirtëroren, fillon ajo që quhet njerëzore, këtu fillon dimensioni njeri. (BW)

PasPara

2 komente

  1. Dakord per yllin me pese cepa u mundove me spjegue,po ate me gjashte na ndrico pak per simboliken dhe ca kerkon te thote Rama me te.zakonisht burrat e shtetit mbajne simbolet e kombit .Njere z te grupimeve, organizatave,vllazerive, kulteve apo sekteve te ndryshme mbajne smbolin perkates ylli davidid gjashtekendeshi ne gjoksin e Km.Rama eshte simbol exluziv i cifuteve????!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas