Shëndeti

Yjet e mediave sociale mund të inkurajojnë fëmijët të hanë më shumë kalori

Yjet e mediave sociale mund të inkurajojnë fëmijët për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme, thotë një studim i ri. Në këtë studim thuhet se fëmijët të cilët i kanë parë blogerët duke konsumuar ushqime të ëmbla dhe të yndyrshme, kanë ngrënë 26 përqind më shumë kalori se ata që nuk i kanë parë.

Studimi i paraqitur në Kongresin Europian mbi Obezitetin, shqyrtoi përgjigjet e fëmijëve të cilët u testuan me imazhe nga mediat sociale.



Yjet e mediave sociale të përdorura në studim ishin Zoella, që ka 10.9 milionë ndjekës në Instagram dhe Alfie Deyes, që ka 4.6 milionë.

176 fëmijë u ndanë në tri grupe. Atyre ju treguan ose fotografi të personaliteteve që promovonin ushqime të shëndetshme, ushqime të shëndetshme ose produkte jo ushqimore. Fëmiëve ju ofruan një sërë ushqimesh të shëndetshme dhe jo të shëndetshme për të zgjedhur, duke përfshirë rrushin, karrotën, çokollatën dhe ëmbëlsirat me xhelatinë.

Fëmijët të cilët nuk i kanë parë fotografitë e ushqimeve jo të shëndetshme kanë konsumuar mesatarisht 448 kalori, ndërsa të tjerët vetëm 357.

Dr Emma Boyland, një nga studiueset e Universitetit të Liverpulit, tha se fëmijët i konsiderojnë blogerët  si “njerëz të zakonshëm” ashtu si shokët e tyre.

“Ata kanë fituar një pozicion besimi tek të rinjtë dhe duhet të ketë disa përgjegjësi përgjatë kësaj vije”, tha ajo.

Studiuesit kërkuan më shumë mbrojtje për fëmijët në internet, veçanërisht në kanalet e mediave sociale, ku nuk është e qartë nëse ata e kuptojnë dallimin mes një reklamimi dhe përmbajtjes së mirëfilltë.

Ana Coates, hulumtuesja kryesore në studim, tha: “Ne e dimë që nëse ju tregoni fëmijëve një referencë tradicionale të pijeve, atëherë preferencat e tyre për atë pije rriten.

Tani që kemi treguar se fëmijët janë të ndikuar nga yjet në internet, studimi ynë i ardhshëm do të shikojë nëse ata e kuptojnë se në shumë raste, të famshmit po paguhen për të promovuar produktet”, tha ajo.

Profesor Russell Viner, president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të fëmijës, i bëri thirrje Qeverisë të marrë në konsideratë më shumë masa për të mbrojtur fëmijët në strategjinë e ardhshme të obezitetit.

“Është jetësore që fëmijët të mbrohen nga marketingu i ushqimit të vjetruar, jo vetëm në TV, por edhe në internet ku ata po shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë”, tha ai, shkruan BBC.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas