Kronika

Xhujeta i kishte marrë lekë borxh Xhafer Matajt?! Flet xhaxhai i 19-vjeçares

Daja i Xhuljeta Çunit që u vra mëngjesin e 8 Qershorit, akuzon instancat shtetërore dhe policinë për vrasjen e mbesës së tij.

Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka të transmetuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, daja i Xhuljetës thotë se krimi i rëndë mund të ishte parandaluar.



Tre ditë përpara vrasjes, inspektori i zonës telefonoi mamanë e Xhuljetës duke i thënë që të mos kishin merak sepse vajza nuk rrezikohet.

Ndërkohë, që 19-vjeçarja kishte denoncuar për përndjekje Xhafer Matën më 7 Maj 2018 kurse policia njoftoi familjen e saj 28 ditë pas këtij kallëzimi.

INTERVISTA ME DAJËN E XHULJETA ÇUNIT:

Ju kishit dijeni si familjarë për kallëzimin?

Daja: Tre ditë para vrasjes është njoftuar motra nëpërmjet telefonit nga shefi i zonës dhe i ka thënë që goca juaj ka bërë një denoncim në polici.

Pra, i bie data diku 4 ose 5 Qershor. Kallëzimi është bërë më datë 7 Maj.

Daja:…dhe i ka thënë që mos ki merak se këtë punë e kemi ne në dorë. Që gocën nuk e gjen gjë. Nuk rrezikohet. Por faktet treguan që gocën na e vrau dora e krimit, por na e vrau dy herë dora e krimit të shtetit.

Përse?

Daja: Sepse këtu tek ne nuk zbatohet ligji. Për arsye se goca është paraqitur sipas procedurave ligjore, në një moshë 19-vjeçare ajo pranon që të bëjë një kallëzim në polici. Dhe asaj nuk iu mor parasysh ankesa. Ne nuk kemi pasur asnjë dijeni, për arsye se goca ka qenë shumë e vetëbesueshme ndaj vetes. Për të mos mërzitur më tepër familjen.

Si e konsideroni rastin e kallëzimit dhe trajtimit nga ana e shtetit?

Daja: Në këtë rast, shteti e ka vrarë për së dyti se as nuk ka marrë parasysh ankesën e gocës dhe e dyta e ka mbingarkuar me thashetheme nga të gjitha llojet, ka marrë dëshmi të rreme.

Vajza ka qenë ish e dashura e Xhaferit, se kemi një kallëzim tjetër më të çuditshëm. Më datë 21.05, Xhafer Mata është paraqitur në komisariatin Nr.3 dhe ka bërë kallëzim sikur ish-bashkëshortja Xhuljeta Çuni i ka marrë një sasi Paundësh.

Daja: Xhuljeta Çuni ka dy vjet që punonte edhe në punë edhe në shkollë. Deri në orën 14:00 shkonte në shkollë, nga ora 14:00 shkonte në punë. Pas kthimit nga puna deri në orët e vona, mësonte e studionte. Nga borxhet që i ka marrë, ka një dokument ai që ka bërë denoncimin ligjërisht për ta vërtetuar që i ka marrë borxh? Dhe në prezencë të kujt ia ka dhënë këtë borxh? Të gjithë këto thashetheme, në prezencë të kujt dëshmie janë marrë? Dhe ku janë faktuar që një gocë 19-vjeçare t’i marrë borxh një 31-vjeçari, i cili ka ndarë dhe gruan me një fëmijë? Është jo një abuzim, por është një vrasje e dyfishtë. Plus vrasjes së parë. E kanë cënuar në moral. Këtu ka rënë i gjithë shteti.

Çfarë kërkoni ju? Cili është apeli juaj?

Daja: I bëj apel shtetit që të dalin të gjithë personat që kanë abuzuar për trajtimin e këtij rasti. Dhe rasti jonë, do bëjmë durim se s’kemi çfarë të bëjmë tjetër për të shpëtuar jetë të tjera. Edhe ligjërisht do ta ndjekim. Edhe kërkojmë nga të gjitha instancat shtetërore, nga të gjitha mediat që kanë transmetuar rastin, të kërkojnë një ndjesë publike për të pavërtetat e ngarkuara mbi fëmijën tonë, mbesën tonë. E lindi Zoti, ia dha Zoti fizikun, ia morën jetën në lule të rinisë për mungesën e shtetit.

Në rast se ju do ishit vendosur në dijeni, do kishit parandaluar këtë krim?

Daja: 99% e krimeve po të vendosen në dijeni dhe po të jenë strukturat e shtetit, do ishin parandaluar. /tvklan.al

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas