Kronika, Kryesore

Xhisiela ‘ndez’ rrjetin: Ishte xhelozi…

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Rexhep Rrajën.

Djali i deputetit socialist kërkoi përmes avokatit të tij ndryshimin e masës se sigurisë dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Kruje, por trupa e apelit nuk mori parasysh kërkesën duke lene në qeli të riun Rraja.



Ai akuzohet për përndjekje ndaj Xhisiela Malokut, vajzës nga Fushë Kruja e cila ka qenë shpesh herë kontradiktore në deklaratat e saj para organit të akuzës dhe në media në lidhje me historine e saj të dashurisë me Rexhepin që më pas përfundoi korrikun e këtij viti në konflikt deri të dhunshëm të djalit të deputetit ndaj 25-vjeçares.

Ndërkohë, që vetë Xhisiela Maloku, ish-e dashura e djalit të deputetit të PS, Rexhep Rrajës që ka bërë dhe kallëzimet në polici u paraqit jashtë ambienteve të gjykatës ku kërkoi lirimin e djalit të deputetit të PS.

Ajo u shpreh se çdo gjë është e sajuar dhe se Rexhep Rraja duhet të lirohet pasi çdo gjë e kishte bërë për xhelozi. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, Xhisiela paralajmëroi dhe të gjitha mediat që do të merren me të se do t’i padisë në prokurori.

“Kam kontaktuar me të dhe kemi shumë marrëdhënie të mira me të. Atë të vërtetë qëe kam thënë në media e kam thënë dhe në gjykatë. Unë arsyet i kam sqaruar që arsyet janë xhelozia. Dhe një media që do merret me mua unë do e çojë në prokurori”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas