Aktualitet

VIDEO / Xhevdet Sopaj, loloja kuksian i Edi Ramës

Në teatrin që Edi Rama zhvilloi sot me disa nga rrogëtarët e tij, që u mundua t’i shesë si banorë të Kukësit, ra mbi të gjitha në sy njëri prej tyre që nuk përmbahej në adhurimin për Kryeministrin. Xhevdet Sopaj (foto sipër) e falenderoi disa herë atë duke e quajtur njeri i punës. Luajti rolin që socialistët e kanë banalizuar deri në neveri, atë të të djathtit të penduar, anatemoi lidershipin e opozitës që po mundohet t’i përdorë kuksianët dhe shpjegoi arsyet se pse ai kishte votuar për Rilindjen dhe në veçanti për intelektualin e veçantë kuksian, Safet Gjicin.

Aq dashuri burrërore kishte Xhevdeti për Kryeministrin, sa më shumë foli pro tij dhe kundër opozitës duke harruar që aty i kishin dhënë rolin e gjoja mbrojtësit të kuksianëve.



Menjëherë PD doli me një njoftim që e quajti atë si një të dënuar për armëmbajtje pa leje, që KQZ i kishte prerë mandatin si këshilltar bashkiak, për moskallzim të dënimit.

Por, në atë farsë më e rëndësishme se bythëlëpirja e Xhevdetit të penduar ishte reagimi i Ramës. Kur Sopaj e mori fjalën sërish në fund të takimit për t’a lavdëruar, dhe për të sharë opozitën ky i fundit e ndërpreu me neveri duke i thënë se nuk jemi këtu për këtë punë. Me sa duket edhe vetë Rama më në fund e kuptoi se sa keq e diskreditonin “platformen e bashkeqeverisjes me popullin” idhtarët e Safet Gjicit. /Lapsi.al

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas