Sport

Xherdan Shaqiri dhe vajza e Ismail Kadaresë përshëndesin me shqiponjë

Xherdan Shaqiri ishte një nga protagonistët e Kupës së Botës në Rusi. Lojtari me origjinë shqiptare arriti të shënonte golin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë dhe më pas festoi me shqiponjë të cilën serbët e quajtën provokim. Por duket se kësaj radhe provokimi vjen nga SHBA aty ku 26-vjeçari është duke bërë pushimet e tij.



kadaree

Këtë radhë shqiponjën Shaqiri e ka bërë më vajzën e Ismail Kadaresë e cila është ambasadorja e Shqipërisë në OKB. Fotoja është publikuar nga Besiana Kadare në Facebook ku shkruan: “E kënaqur që takova në NY Xherdan Shaqirin, futbollistin e mirënjohur të Zvicrës, që shënoi gjatë Kupës së Botës kundër Serbisë. Ai është krenar për të qenit shqiptar dhe ne e festuam duke e bërë së bashku këtë gjest, tashmë të famshëm, që pasqyron flamurin e shqiponjës dykrenare. Shumë falenderime për Fadil Berishën për pritjen!”

Në një foto tjetër, Kadare lë statusin: “Një treshe e artit shqiptar, diplomacisë dhe sporteve. Çfarë tjetër?”

kadare

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas