ShowBiz

Bes dhe Xhensila, zbulojnë emrin e vajzës… ja domethënia e veçantë

Ndërkohë që çifti më protagonist i showbiz-it shqiptar janë kryefjala e portaleve dhe medias për momentin, pasi për herë të parë ata janë bërë prindër sot të një vajze të shëndetshme, sapo u mësuan të tjera detaje interesante në lidhje më të voglën e familjes së Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Kështu, emri i veçantë që ata kanë zgjedhur për vajzën e tyre, është Ajka! Një emër tipik shqiptar dhe me një domethënie të veçantë, ndërkohë që mbesa e Besit, quhet Amla.



Me sa duket, ata janë fort të lidhur me emrat shqiptarë dhe traditën. Sipas të njëjtave burime, Xhensila ka sjellë në jetë vajzën me lindje çezariane dhe kjo ka ndodhur rreth orës 11.50 të ditës së sotme në një nga spitalet private në Tiranë.

Le të shpresojmë që prindërit e rinj, do të na njohin me të tjera detaje më vonë e pse jo të na shuajnë kureshtjen me ndonjë foto nga e vogla e tyre!/BW/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas