Kryesore

Xhafaj paralajmëron Bashën: Kujdes se po shkel në dërrasë të kalbur

Debatet për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në 2 “Toyota” në portin e Durrësit u zhvendosën në Parlament këtë të enjte.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke iu përgjigjur akuzave të Bashës, e paralajmëroi kryedemokratin të “bëjë kujdes”. “Ti duhet të tregosh me emër e mbiemër agjencinë e huaj të specializuar që ta dha informacionin. Jo vetëm bëhesh qesharak po s’dihet në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur”, tha Xhafaj nga foltorja e parlamentit.



“Veprën time si ministër e keni para syve, jeni të ftuar ta gjykoni e hetoni. Përgjegjësinë time politike lidhur me të iu sfidojë ta gjykoni deri në detajin më të vogël”, tha ministri teksa më tej hodhi akuza ndaj opozitës. Ata se duan vetingun dhe bandat i përdorin si marioneta, tha ai.

bashaxhafaj

PasPara

3 komente

  1. Ah cja ka bere mire se e ka kthyer kte salle si kafet posht lagjes dhe jo si parlament ky Basha

  2. Po pra. Ose vertetoje ose lere mos fol si ato plakat e lagjes po jane mesuar kta shpif shpif se dicka do ngelet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas