Kronika

Xhafaj: “Bajrajt” grup shumë i dhunshëm kriminal, ndër 6-7 më të rrezikshmit në vend!

Ministri Brendshem Fatmir Xhafaj, i ftuar ne emisionin Top Story ne Vizion+ u shpreh se grupi “Bajraj” eshte nje nder grupet krininale me te dhunshme ne vend i strukturuar prej afro 2 dekadash.

“Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policine dhe prokurorine që merren me hetimin e tyre nuk ësëhtë punë e lehte, është process i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh. Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore.



Konkretisht nga muaji shkurt nga nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave.Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortet në very.

Është një grup I mirestruktuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore. Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veoprimtari të rregullt krimiale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti.

Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër. Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjike. Është një grup shumë I dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave.

Akuzohet për disa vepra penle, trafik droge, qëniesh njerëzore, vrasje, përdhunimë dhe vënie eksplozivi. Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmeri të lartë shoqërore. Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici, në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që tia heqim këto influence”, u shpreh Xhafaj.

PasPara

4 komente

  1. Ja pra forca e ligjit qe per mendimin tim duhej te ishte bere shume kohe me para po eshte merit vetem e ktij burri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas