Kryesore, Mapo Format

WORKSHOP i Institutit PASHKO, Eni Vasili rrëfen lotët e Ramës dhe ‘kazanin’

Sot merr jetë një tjetër emision i ri. Në fakt prezantuesja është Eni Vasili, gazetarja me përvojë. ‘Open’ do jetë emisioni i saj në Top Channel.

Gjatë uorkshopit: “MEDIA NEW TRENDS”, organizuar nga Instituti Europian Pashko, me studentë të Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit të UET dhe Shkencave të Komunikimit të Universitetit BEDER, Eni Vasili tregoi detaje nga emisioni i ri.



““Open” u përpunua brenda meje si një evoluim i eksperiencës 15 vjeçare të emisionit “Studio e Hapur”. Qëndrojmë gjithmonë tek ideja bazë, pra tek fakti që jemi “të hapur” për të gjithë, ky do të jetë pak a shumë dhe slogani i emisionit. “Open” nuk është vetëm një fjalë, por shumë më tepër se kaq. Eshtë një koncept filozofik, politik ,shoqëror. “Open” mëton të jetë nje platformë gjithëpërfshirëse për rrahjen e mendimit politik, debatit, tezave. “Open” është diçka që shikon nga e ardhmja duke marrë më vete më të mirën e eksperiencës së shkuar,” tha ajo.

Vasili komentoi edhe emisionin kur kryeministri Edi Rama pati një moment emocional.

“Ka patur disa zëra të veçuar që e kanë komentuar në rrjete sociale atë moment si një moment televiziv të parafabrikuar. Në në fakt kishim rënë dakord për çështjet kryesore për të cilat do të flisnim dhe pjesa private ishte jashte tyre. Por nuk është e thënë, pasi siç ju a shpjegova debati mund të marrë një rrjedhë komplet tjetër, dhe me Ramën zakonisht kështu ndodh. Nuk ka qenë absolutisht i parafabrikuar për faktin se në çështjet që unë i kisha dërguar, nuk parashikohej që të flisnim për jetën e tij private apo familjen. Ne kishim rënë dakord për 3 apo 4 çështje kryesore dhe nuk kishim folur për jetën private. Biseda mori atë rrjedhë në mënyrë spontane. Kryeministri po fliste për kostot e të bërit politikë, unë i thashë ç’do të thotë kosto e më pas ai filloi të fliste për familjarët dhe unë mendoj që aty ishte i vërtetë. Pavarësisht se sa e vërtetë është fabula të cilën ai e ndërtoi, fakti që një politikan e vuan në kurriz anatemimin e familjes, fëmijëve, gruas, vëllait është një gjë gjithmonë e vërtetë. Askush nuk dëshëron të jetë i prekur tek familja.

Ka pasur disa persona të cilët janë përlotur në studio këtë sezon, është përlotur Jozefina Topalli, Grida Duma, është përlotur Fatmir Xhafaj kur i kujtova mbesën e vogël. Ka pasur disa personazhe të cilët sapo t’i ngacmosh në jetën e tyre personale, fillojnë të emocionohen sidomos kur janë të papërgatitur dhe aty zbulon natyrën e tyre njerëzore sepse njerëz janë dhe ata. Pengu i një njeriu që merret me një aktivitet kaq të madh publik, është koha e pakët për t’u marrë me fëmijët dhe familjen. Të jesh një person publik është një vokacion që vjen së brendshmi, por është dhe një investim i madh që nga ana tjetër kërkon sakrifica të mëdha. Unë mendoj se Rama ishte i vërtetë, pati një reagim realisht emocional”.

Prezantuesja e njohur komentoi edhe deklaratat e Edi Ramës se media është kazan.

“Defaktorizimi i medias është arsyeja kryesore se pse Rama e bën këtë zgjedhje komunikative. Në këtë mënyrë, çdo gjë që ne do të themi nesër, mund të mos merret seriozisht, të paktën ky është qëllimi. Kjo sigurisht është strategjike dhe Rama nuk është i vetmi që e përdor, Trump është kampion i kësaj dhe e ka pranuar në një intervistë televizive me një gazetare, “unë e bëj këtë sepse dua që çdo gjë që thoni ju nesër të mos ketë më rëndësi”. Kështu që nuk është media e cila nuk po bën punën e saj, absolutisht, kryeministri është në të drejtën e tij ta quaj median si të dojë dhe kjo s’ka pse të jetë puna jonë. Herën e fundit që Rama erdhi në studion time, unë i thashë: “Mirë se erdhe në kazan”. Kjo për të thënë se nëse do e mendonte realisht kështu mund ta refuzonte ftesën tonë. Kjo është thjesht një strategji politike për të neutralizuar ndikimin e medias dhe kryesisht medias kritike”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas