Kryesore

Wikileaks, Kisha Ortodokse: Diskutimi me Ambasadën Amerikane, i deformuar


Episkopi i Krujës në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Andon Merdani reagon mbi deklarimet e tij, të publikuara në një kabllogram nga “Wikileaks”, fokusi i të cilave janë zhvarrimet e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në territorin e Shqipërisë. “Fillimisht dua të sqaroj se si Kishë Ortodokse jemi kontaktuar çdo vit nga ana e ambasadës në fjalë, në lidhje me interesimin e tyre për t’u informuar mbi gjendjen e lirisë së besimit në Shqipëri, si dhe të problemeve të ndryshme që shqetësojnë Kishën tonë, të cilat kanë gjetur pasqyrim edhe në raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në vitin 2006, prift në atë kohë, unë sapo isha kthyer në Shqipëri pas përfundimit të studimeve universitare dhe isha ngarkuar të prisja në një takim punonjësin e ambasadës për ta informuar mbi problemet dhe shqetësimet e Kishës sonë. Kabllogrami nuk i referohet aspak shqetësimeve dhe problemeve të ngritura nga ana ime në emër të Kishës gjatë këtij takimi, por fokusohet vetëm në një çështje, atë të ‘zhvarrimeve të ushtarëve grekë’, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë. Personalisht kam mbetur i habitur pas bërjes publike të këtij kabllogrami, pasi në raportin e ambasadës janë shtrembëruar e vendosur në gojën time fjalë të cilat nuk i kam thënë, si dhe detaje e informacione, që si atëherë ashtu edhe sot, nuk kam qenë e as jam në dijeni të tyre. Sigurisht, kjo është një çështje që i takon të shqyrtohet e vlerësohet nga vetë ambasada në fjalë”, – shkruan episkopi i Krujës, Andon Merdani në reagimin e tij. Ai deklaron me përgjegjësi të plotë se “deklarimet” e bëra në kabllogram janë të pasakta e të shtrembëruara, dhe si të tilla kanë përhapur konfuzion e cenuar njëkohësisht integritetin e tij personal dhe të Kishës që ai përfaqëson, si dhe të drejtuesve të saj.

Titulli është: “Episkop Andoni sqaron mbi deklarimet e tij publikuar ne kabllogramin e ‘Wikileaks’”.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas