Te Vecanta, Teknologji

WhatsApp po përgatit një ndryshim të rëndësishëm

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve i përdorur nga miliona persona në mbarë botën, në Nëntor të vitit të shkuar më në fund i dha mundësinë të gjithë përdoruesve që të fshinin mesazhe nga bisedat personale apo në grup.

Është padyshim një prej opsioneve më të rëndësishëm të këtij aplikacioni dhe lejon këdo që të heqë mesazhe të sikletshme apo të padëshiruara për arsye të ndryshme.



Për këdo që nuk e ka përdorur kurrë këtë opsion, që ofrohet në Apple iOS, Android dhe Windows, mesazhi i fshirë zëvendësohet me fjalinë “This message was deleted” (Ky mesazh u fshi).

Megjithatë, për ta bërë këtë ka një limit kohor, që do të thotë se mesazhet mund të fshihen nga një bisedë brenda 7 minutave të para që është dërguar.

Një moment që tejkalohet ky afat, përdoruesit mund ta fshijnë mesazhin vetëm nga telefoni i tyre, por jo nga telefoni i personave të tjetë, të cilët mund ta shohin ende mesazhin.

Por duket se kjo do të ndryshojë shumë shpejt. Në një përditësim të ri, raportohet se WhatsApp do ta përmirësojë këtë opsion me një ndryshim domethënës.

Sipas WABetaInfonjë website që merret kryesisht me informacionet më të fundit rreth WhatsApp, një ndryshim i ri për të cilin po punohet, do të sjellë zgjatjen e kohës në dispozicion për të fshirë një mesazh të padëshiruar.

Pritet që afati kohor të rritet nga 7 minuta në 1 orë e 8 minuta dhe 16 sekonda.

Nuk dihet ende përse një afat kohor kaq specifik, këtë mbetet për ta zbuluar. Megjithatë për momentin ky ndryshim raportohet të ndodhë vetëm në versionin e fundit Android beta, versioni 2.18.69 dhe jo për përdoruesit e iPhone.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas