Teknologji

Whatsapp njofton ndryshimin e madh, ja celularët që dalin jashtë përdorimit

Whatsapp ka njoftuar në mënyrë të fshehtë një ndryshim të madh në shërbimin e tij, që do të trishtojë shumë persona që e përdorin atë për të komunikuar me të afërmit dhe miqtë.

Shumë shpejt, disa lloje celularësh nuk do të përdorin dot më Whatsapp-in, pasi kompania e zotëruar nga Facebook-u nuk do të punojë më për “smartphone”-t e vjetër.



Me fjalë të varfra, Whatsapp-i po braktis ata njerëz që nuk mund të blejnë dot një celular të ri. Nga muaji dhjetor, Nokia S40, Android 2.3.3 ose më të vjetër, Apple iOS 6 ose më të vjetër (iPhone 3GS, Windows Phone 8.0, Nokia Symbian S60, BlackBerry OS dhe BlackBerry 10) nuk do ta kenë më këtë shërbim.

Kompania rekomandon që të keni Android OS 4.0 ose më të ri, iOS 8 ose më të ri dhe Windows Phone 8.1 ose më të ri.

WhatsApp aktualisht ka më shumë se 1,5 miliardë përdorues aktivë.

PasPara

1 koment

  1. Injorant! Per cfare braktisje behet fjale? Ne gjysmen e pare te 2018 Android Gingerbread 2.3.3 perdoret vetem nga 0.3% e perdoruesve te celulareve android! Kjo esthe perllogaritja zyrtare e Google-it, por ky nuk kontrollon dot ata te cilet kane nje celular te vjeter dhe e mbajne pa e perdorur ate! Versioni tjeter Android, ai Honeycomb 4.0 ka vetem 0.6% te perdoruesve!!! Per cfare braktisje behet fjale ketu? Kushdo qe ka nje celular me Gingerbread (i shfaqur per here te pare me 2010) sot mund te bleje nje Samsung te serise J me versionin Oreo 8 shume me superior se nje celular premium i 2010, dhe mjaft me lire se e kane blere ne 2010!
    Vetem nje marksist mund te mendoj se Whatapp nuk ka marre ne konsiderate klientet e tij ne vendim-marrje!!!
    Nje lajm me i bujshem do te ishte ky: Samsung nuk leshon perditesimin Oreo 8 per celularet galaxy S7 e S7 Edge ne disa rajone te Evropes sepse shrpeson qe klientet e frustruar ta zevendesojne ate me nje S9 apo S9 Plus, pasi keto rajone ka shitjet me te ulta te ketyre celualreve premium te 2018! Investigoni pse Samsung Serbia qe kontrollon rajoni South Eastern Europe ne azhornimin e programeve te celulareve Android per Samsung nuk e leshon perditesimin e Oreos per kete rajon, nderkohe qe kane qene pararoje ne leshimin e perditesimeve me perpara, por tani jane ne 10% e fundit te atyre qe nuk e kane leshuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas