Sport

Vuri gruan bast për Mançester Sitin, ia dorëzon shokut pas ndeshjes për një javë

Të shtunën Mançester Siti kishte mundësinë të fitonte kampionatin, nëse fitonte në derbin me Mançester Junajtid.

Në fund të pjesës së parë, djemtë e Guardiolës fitonin 2-0, por një përmbysje e pabesueshme e “Djajve të kuq” ka shtyrë festën e “qytetarëve”.



Në Kenia ka ndodhur diçka e rrallë, që lidhet me këtë ndeshje.

I bindur për fitoren e Mançester Sitit, një farë Amani Stanley, kishte vënë bast se do t’i linte një javë gruan një miku, nëse skuadra e Guardiolës nuk do të fitonte ndaj Junajtid.

Nëse nuk e besoni, shikoni foton e letrës së këtij basti, e publikuar nga “NairobiNews” dhe e firmosur nga vetë protagonisti.

Ja përmbajtja e letrës:

“Unë, i nënshkruari Amani Stanley, premtoj se do t’i jap për një javë gruan mikut tim Tony Shilla, nëse Mançester Siti nuk fiton titullin në ndeshjen me Mançester Junajtid. Jam absolutisht i bindur dhe nuk jam detyruar nga askush në këtë akord”./Vipsport.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas