Aktualitet

Vuçiç takohet me Merkel në Londër, i kërkon ndihmë për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç bisedoi sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër dhe i kërkoi që të përdorë peshën dhe autoritetin e saj për të përshpejtuar aplikimin e projekteve për një zonë ekonomike rajonale dhe ndërtimin e autostradës Nish– Prishtinë.

Gjatë një bisede telefonike, Vuçiç i tha Merkelit se beson se këto projekte janë me një rëndësi të madhe për Ballkanin Perëndimor.



“Ata biseduan për bashkëpunimin rajonal në kuadër të samitit për të vlerësuar rezultate të mundshme të konferencës dhe të implementimit të tyre në rajon në mënyrë që të rritet më shumë bashkëpunimi në këtë pjesë eë Europës”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Beogradit, raporton atsh.

Vuçiç dhe Merkel biseduan gjithashtu për vazhdimin e dialogut Beograd–Prishtinë duke pranuan se dialogu është i nevojshëm dhe se ruajtja e paqes, si dhe arritja e një zgjidhje me komrpomis është thelbësore për të dyja palët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas