Rajoni

Vuçiç kundërshton Pacollin: Nuk dhurojmë armë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i hodhi poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, se Serbia u dhuron armë disa shteteve, në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

“Ne nuk dhurojmë armë, ne shesim armë dhe i shesim në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ç’kuptim kanë akuzat? Apo u pengon se gjithnjë e më pak vende po e njohin Kosovën? Ne do të shesim edhe më shumë armë”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.



Autoritetet në Prishtinë, ditëve të fundit, i kanë bërë thirrje Beogradit zyrtar që të ndalojë të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën se ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për krijimin e një “armëpushimi politik” me Serbinë.

Pacolli, ndërkaq, tha se Serbia po lobon ashpër kundër Kosovës dhe se të dhënat e ministrisë së tij tregojnë se ajo dhuron dhe shet armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës./REL

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas