Shëndeti

Vuani nga migrena? Së shpejti vjen ilaçi në treg…

Ilaçi i parë i ri i migrenës do të jetë në treg në Britani brenda pak javëve pasi zyrtarët europianë të shëndetit ua kanë lëshuar licencën ditën e djeshme.

Erenumab është ilaç i cili i parandalon gjysmën e sulmeve të migrenës.



Kompania farmaceutike që e prodhon këtë ilaç, Novartis, është duke u përgatitur të fillojë me furnizim në Britani dhe pret që pacientët të kenë qasje në këtë ilaç brenda gjashtë javëve.

Ky ilaç iu ka marrë tri dekada kohë shkencëtarëve britanikë për t’u zhvilluar, ndërkaq Komisioni Europian së fundmi ka dhënë leje që t’iu përshkruhet pacientëve me migrenë për të paktën katër ditë brenda një muaji.

Erenumab është ilaçi i parë i llojit të vet i cili e trajton proteinën që është përgjegjëse për dhimbjen dhe marramendjen që shkaktohen nga migrena.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas