Dikur

Vritini pa mëshirë, festoni sikur nuk ka të nesërme

njesiti Banda sekrete e luftëtarëve të Churchill që theu zemrat, rregullat dhe shpirtin nazist

Një nga historitë më të jashtëzakonshme të Luftës së Dytë Botërore është gjithashtu një nga historitë më pak të njohura për publikun.



Është historia e bandës sekrete të luftëtarëve të Winston Churchill, të cilët u ngarkuan të shkaktonin terror në radhët e armikut.

Bëhet fjalë për një bandë luftëtarësh, që nuk e njihnin frikën, të paepur, njëri prej të cilëve madje kishte zgjedhur harkun dhe shigjetën si armën e tij të luftës, pak a shumë si Rambo në filmin e famshëm të Stallone-s.

Emri i tyre fillestar ishte madje tepër prozaik, Shkalla e Vogël Bastisëse.

Historia e tyre vjen në një libër të shkruajtur nga historian Damien Lewis.

Operacionet e kësaj bande luftëtare njiheshin nga shumë pak njerëz rreth Churchill, pasi shiheshin si politikisht shpërthyese, ilegale dhe jo të pranueshme nga masa e gjerë në Britani.

Më famëkeqi prej tyre ishte Ander Lassen, një aristokrat danez, i cili kërkoi që të luftonte me hark dhe shigjetë duke thënë se ishin më efektive duke qenë se nuk bënin asnjë lloj zhurme.  Përgjigja e drejtuesve të tij ishte se në kohën kur luftohej me mitralozë dhe tanke, ishte e papranueshme dhe çnjerëzore që të vrisje njerëz me shigjeta.

Por gjithsesi Lassen vazhdoi me të tijën.

Një prej raporteve të dërguara lidhur më këtë bande, i cilësonte ata si një fatkeqësi për njerëzimin, por kjo nuk e ndaloi aspak mizorinë e tyre.

Në një raport që dërgonte Andres Lassen për një mission në Gjermani, shkruhej: “Zbarkuam, vramë gjermanët, ikëm”.

Mizorë dhe precizë! Një makineri vrastare që kushdo do ta kishte zili pavarëshisht metodave të tyre joortodokse.

Gjatë misioneve disavjeçare, luftëtarët e Churchill kryen misione të ndryshme në Gjermani, Itali, Greqi, etj, misione ku për çdonjërin mund të shkruhej një libër.

Fama e tyre e keqe përshkruhej nga një oficer gjerman me vetëm një fjali: “Lassen dhe banda e tij vinin si macet dhe zhdukeshin si fantazmat”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas