Kronika

‘Vrava gruan, të vras dhe ty’, si kërcënoi Fadil Kasëmi shoferin që mori peng

“Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty”. Me këto fjalë Fadil Kasëmi i është drejtuar shoferit me të cilin ia ka mbathur pas krimit që tronditi kryeqytetin vitin e kaluar ku vrau ish-gruan e tij gjyqtare Fildez Hafizi.

Dëshmia e shoferit Klodian Tafa ka ardhur sot në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj Kasëmit.



Tafa është njeriu i parë me të cilin ka komunikuar 55-vjeçari pas krimit dhe njeriu me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes por përfundoi në Komisariatin e Policisë tek zona e Brrylit.

“Kasemi më doli para makinës, kishte pistoletë. Më tha që do të hipte në makinën time por unë i thashë se kompania s’na lejon të marrim të tjerë persona. Fadil Kasemi me kërcënoi me armën që kishte në dorë. Më tha ‘Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty’”,- ka treguar shoferi i makinës me të cilin lëvizi Fadil Kasëmi.

Ai tha më tej se pasi hipi në makinë, Kasëmi i ka kërkuar të ecte sa më shpejt.

“Sapo u nisa, nga pas filloi të na ndiqte një motor policie. Kalova kryqëzimin te ‘Xhamllëku’ me semafor të kuq. Pas kryqëzimit, Kasemi hoqi karikatorin nga pistoleta.

U futa kundra-vajtje drejt komisariatit numër 1. E futa makinën në oborrin e komisariatit. Kasemi zbriti me armë në dorë, aty u ndalua nga policia”,- ka treguar shoferi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas