Aktualitet

Vrau shqiptarin, italiani i shpëton burgut dhe kërkon 290 mijë euro dëmshpërblim

Një i dënuar në Itali ka marrë pafajësi dhe ka kërkuar një shumë të madhe parash në formë dëmshpërblimi për dënimin e kryer.

Mediat italiane shkruajnë se i dënuari është Antoni Espasito, i cili ka vrarë një shqiptar.



Esposito, i cili ndodhet në burg për vrasjen e një shpërndarësi droge, i cili donte të fillonte biznesin me të, por duke mos paguar “normat”, është marrësi i një prej 19 masave kufizuese të kryera sot nga policia kundër njerëzve që besohet të jetë i lidhur me “Clanin Belforte – fraksion Maddaloni”.

Krijimi i grupit kriminal me qëllim trafikun dhe tregtimin e drogave të forta me metoda mafioze janë akuzat e reja të bëra ndaj tij në përfundimit të hetimit të koordinuar nga zëvendës prokurori Luigi Frunzio

Sipas hetimeve, shqiptari ishte vrarë për arsye banale, pas zënkës duke luajtur lojëra elektronike.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi italianin me 28 vite burg për krimin, por Apeli e përmbysi, për shkak të tërheqjes së një dëshmitari. Gjykata Supreme gjithashtu konfirmoi lirimin. Kjo do të thotë se ai nuk mund të gjykohet sërish për vrasjen e emigrantit shqiptar me pistoletë të kalibrit 9 mm.

Për këtë krim, ai qëndroi në paraburgim rreth 4 vite dhe shuma e kompensimit tani është prej 290 mijë euro.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas