Bota, Kryesore

Vrau përdhunuesin e saj dhe ia tërhoqi trupin zvarrë me makinë

Një mama, e cila theri për vdekje përdhunuesin e saj dhe më pas i lidhi një litar në qafë dhe e tërhoqi pas makinës për një milje, është dënuar me nëntë vite burg.

Roxanne Eka Peters, 35 vjeç, e kreu vrasjen me thikën e kuzhinës, pasi Grant Cassar, 51 vjeç, e kërcënoi se do i lëndonte vajzën nëse nuk pranonte të bënin seks.



Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2015, kur ajo ia nguli thikën direkt në zemër. Një gjykatës tha se ajo ishte e tërbuar nga përdhunimet e mëparshme dhe nga kërcënimet që i bëheshin.

Megjithatë ai shtoi se kjo nuk e justifikon mungesën e saj të respektit për dinjitetin njerëzor. Peters është dënuar me nëntë vite burg për vrasje dhe 18 muaj për ndërhyrje në kufomë.

Gjykatësi tha se ajo mund të kishte kërkuar ndihmë pasi e theri viktimën, por zemërimi ishte shumë i madh.

Trupi i Cassar u gjet me 61 plagë, mes tyre plagë thike në gjoks dhe penis.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas