Kronika, Rajoni

Vrau me thikë të riun shqiptar, dënohet me burg përjetë grekja

Vrasësja e shqiptarit Valton Loka, në Kretë u dënua me burg përjetë.

Në seancën gjyqësore grekja lëshoi lum fjalësh mbi bashkëshorten e viktimës, madje u desh ndërhyrja e policisë që të qetësonte gjakrat.



Shqiptari 35-vjeçar, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç, u vra në 10 nëntor 2017 në Kretë, Greqi nga fqinja e tij, 26-vjeçare, përdoruese droge.

Familja e shqiptarit jetonte prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë.

Mediat greke shkruajnë se autorja ishte person me precedentë penalë, vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 26-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen.

Vajza, përdoruese e drogës, e goditi me thikë në kraharor duke i shkaktuar menjëherë vdekjen.

Fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Krimi ndodhi përpara syve të bashkëshortes së 35-vjeçarit, e cila pësoi tronditje të fortë. Policia arrestoi menjëherë autoren e krimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas