Kryesore

Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, i hiqet kujdestaria e fëmijëve Fadil Kasemit

Ekzekutoi me pistoletë ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildez Hafizi, Gjykata e Tiranës i heq kujdestarinë e fëmijëve Fadil Kasemit. Report Tv ka mësuar nga gjykata se vendimi është marrë nga gjyqtarja Farie Bundo e cila ka pranuar padinë e motrës së ish-gjyqtares Hafizi për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të mbëtur pa nënë, ndërsa babai ndodhet në burg për të vuajtur dënimin.

Ata kanë mbetur pa prindër pasi mamaja e tyre Fildez Hafizi u vra dhe ish-babai i tyre aktualisht ndodhet i arrestuar dhe po gjykohet nga Krimet e Rënda për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtje pa leje” ku rrezikon burgim të përjetshëm. Ekzekutimi i gjyqtares u bë më 30 gusht 2017, teska ajo dilte nga një qendër estetike në zonën e Xhamllikut në Tiranë.



Pak pas ngjarjes u prangos dhe Fadil Kasemi i cili u dorëzua në polici nga shoferi i furgonit që ai mori peng për t’u larguar nga vendi i krimit dhe për të shmangur arrestimint. Gjyqtarja e ekzekutuar nga ish-bashkëshorti la pas dy fëmijë nga martesa e saj e cila u mbyll me divorc, divorc të cilin Kasemi nuk e pranoi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas