Aktualitet, Kryesore

Vrau gruan në Durrës, autori: Kisha vapë, nuk pranoi të hapte dritaren

Dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në familje që tronditi Durrësin mbrëmjen e së premtes.

Çlirim Shaholli, 42 vjeç, goditi me mjete të forta në kokë bashkëshorten e tij Adriana Shahollin, 40 vjeç.



Ajo u dërgua në spitalin e Durrësit, por nuk mundi t’i mbijetoi plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti i saj.

Policia bëri të ditur se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, i cili ka degjeneruar më pas me përdorimin e sendeve të forta nga ana e 42-vjeçarit.

Por autori i ngjarjes, i cili u arrestua nga forcat e rendit, në dëshminë e tij të parë në komisariat tha se sherri ka nisur në momentin që ai i ka kërkuar bashkëshortes të hapë dritaren se kishte vapë.

Çlirim Shaholli tha se në këtë moment gruaja e tij e shtyu dhe ai reagoi në të njëjtën mënyrë.

42-vjeçari mohoi ta ketë dhunuar teksa tha se pasi e ka shtyrë, gruaja e tij ka përplasur kokën në çimento. Ai tha para efektivëve se duke parë gjendjen e rëndë të bashkëshortes së tij, e kishte dërguar vetë në spital.

Gruaja, ka thënë ai, ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën.

Ende nuk është bërë e ditur nëse në momentin e ngjarjes në banesë, dy bashkëshortët ishin vetëm apo kishte ndonjë nga 6 fëmijet e çiftit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas