Kronika, Kryesore

Vrasje, gjoba dhe eksploziv: ‘Edi Faqedjegurit’ nuk ia nxiu jetën qeveria…

Edison Harizaj, i njohur si mik i Emiljano Shullazit dhe me disa nofka mbi shpinë si ‘Edi Faqedjeguri’ apo ‘Edisoni i shtatë pallateve’, u ekzekutua një ditë më parë. Policia deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Të mërkurën, mediat zienin me spekulime në lidhje me krimet ku ishte përfshirë emri i Harizajt, duke nisur që nga atentati ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Disa portale shkruanin se ai ishte njeriu që ‘vendoste’ për Vlorën.



Edison Harizaj ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Emri i tij është i lidhur me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe me ngjarje të tjera kriminale. Harizaj dyshohej se vinte gjoba në Vlorë, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi.

Por pavarësisht këtyre, qeveria nuk e ‘gjeti’ gjëkundi Harizajn, por e gjetën përpara tyre disa persona të tjerë.

Kur u vra një i dënuar me burg përpara disa kohësh, kryeministri Edi Rama u shpreh se kriminelët po eliminojnë njëri-tjetrin. Deklarata e tij u kritikua në atë kohë, por duket se qëllimi ishte që të tregonte se një ditë kriminelët do të sosen për shkak se do vriten mes tyre. Kurse shqiptarët dhe vlonjatët e dinë se ai që ka hequr qafe Harizajn, do jetë një person që jo vetëm do i zërë vendin, por do e ketë CV-në kriminale më të frikshme ‘falë’ këtij ekzekutimi.

Kurse qeveria bën sehir dhe merret me oraret e kafes së punonjësve të Ministrisë së Brendshme.

Para pak ditësh Edi Rama tha se qeveria do ua nxijë jetën kriminelëve. Duket se jetën po ia nxijnë njëri-tjetrit kriminelët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas